Regjimi i Mianmarit është kukull e Amerikës
(last modified Thu, 14 Sep 2017 17:52:33 GMT )
Shtator 14, 2017 19:52 Europe/Tirane
  • Regjimi i Mianmarit është kukull e Amerikës

Një zyrtar i lartë iranian deklaroi se regjimi aktual në Mianmar është një kukull e Amerikës, dhe u bëri thirrje vendeve myslimane që të mos heshtin përballë gjenocidit kundër myslimanëve Rohingia në Mianmar.

"Regjimi i Mianmarit është një kukull amerikane," tha të enjten Ali Akbar Velajati, këshilltar i lartë i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, në çështjet ndërkombëtare. "Një person, që ka pranuar padrejtësisht Çmimin Nobel për Paqen, po përkrah sot këto krime mizore, por shoqëritë myslimane nuk do të heshtin dhe do ta frenojnë këtë regjim diktatorial nëpërmjet organizmave ndërkombëtare", shtoi ai. Udhëheqësja ‘de facto’ e Mianmarit, Aung Sang Suu Kyi, e cila fitoi çmimin Nobel për Paqen në vitin 1991, nuk ka marrë pothuajse asnjë veprim për t'i dhënë fund dhunës së vazhdueshme kundër myslimanëve Rohingia, duke shkaktuar irritim në komunitetin ndërkombëtar. Teherani ka bërë thirrje për një vizitë nga një delegacion i Ministrisë së Jashtme iraniane në Mianmar për të diskutuar mënyrat për t'i dhënë fund gjendjes së rëndë të myslimanëve Rohingia. Gjithashtu, Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit është duke dërguar ndihma humanitare për myslimanët Rohingia ata bllokuar në kufirin me Bangladeshin. Më parë këtë javë, Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, u bëri thirrje shteteve islamike të ushtrojnë presion politik dhe ekonomik ndaj regjimit "mizor" të Mianmarit për t'i dhënë fund masakrës kundër myslimanëve.

 

Tags