Eragçi: Irani mbështet ruajtjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetin e Irakut
(last modified Sat, 23 Sep 2017 07:18:39 GMT )
Shtator 23, 2017 09:18 Europe/Tirane
  • Eragçi: Irani mbështet ruajtjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetin e Irakut

Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet juridike dhe ndërkombëtare, në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të OBI në Nju Jork tha se Republika Islamike e Iranit mbështet sovranitetin, unitetin kombëtar dhe tërësinë territoriale të Irakut në kuadër të kushtetutës së këtij vendi.

Disa parti të rajonit të Kurdistanit të Irakut me 7 qershor në prani të Masud Barzanit, kryetarit të rajonit të Kurdistanit të Irakut, morën vendim për organizimin e një referendumi më 25 shtator me qëllim ndarjen e këtij rajoni nga Iraku. Ky vendim është kundërshtuar nga shumë parti të tjera irakiane, qeveria dhe vende të ndryshme të botës dhe të rajonit. Megjithatë Masud Barzani kryetar i rajonit të Kurdistanit të Irakut u ka kërkuar kurdëve që të marrin pjesë në referendum. Sejed Abas Eragçi, në takimin e OBI që organizohet çdo vit në kuadër të sesionit të AP të OKB, përmendi edhe krimet e budistëve dhe ushtrisë së Mianmarit ndaj myslimanëve Rohingya dhe tha: Republika Islamike e Iranit kërkon ndërprerjen e krimeve në Mianmar. Z. Eragçi vrasjen e myslimanëve Rohingya në Mianmar e quajti gjenocid dhe spastrim etnik.

Tags