Irani u bën thirrje vendeve të rajonit të ndalin masakrat në Mianmar
(last modified Sun, 24 Sep 2017 17:35:04 GMT )
Shtator 24, 2017 19:35 Europe/Tirane
  • Irani u bën thirrje vendeve të rajonit të ndalin masakrat në Mianmar

Prokurori i Përgjithshëm i Iranit u bëri thirrje homologëve të tij në disa vende të rajonit për ndërveprim dhe seriozitet në përballjen me gjenocidin e vazhdueshëm kundër myslimanëve në Mianmar.

Muhamed Xhafar Montazeri, Prokuror i Përgjithshëm i Iranit,   në mesazhe të veçanta drejtuar homologëve të tij turq, katariot, malajzian, indonezian, omanez, pakistanez dhe rus, shprehu shqetësimin e tij të madh për kushtet e rënda dhe vuajtjet e shumta të  myslimanëve të Mianmarit. "Raportet e dokumentuara për krimet kundër Myslimanëve Rohingia në Mianmar, siç përmenden nga deklaratat zyrtare të organizmave ndërkombëtare, tregojnë qartë se kërcënimet, dhuna vrasjet dhe masakrat kanë shënjestruar një komunitet të caktuar", shkruhet në letrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Iranit . "Natyrisht, kërcënimi nuk do të mbetet kurrë i kufizuar në një grup etnik apo rajon dhe mund të shndërrohet në një kërcënim serioz për të gjithë botën", shtoi ai, duke u bërë thirrje të gjitha qeverive, institucioneve gjyqësore, organizatave ndërkombëtare dhe grupeve të të drejtave të njeriut të mobilizohen  për t'i dhënë fund dhunës kundër Myslimanëve Rohingia në Mianmar. Ai gjithashtu theksoi rolin që shtetet islamike mund të luajnë në ndjekjen e këtij qëllimi përmes disa veprimeve, duke përfshirë bisedimet me autoritetet e Mianmarit për të ndalur krimet.

 

Tags