10 miliardë dollarë investime të huaja në industrinë petrokimike të Iranit
(last modified Thu, 28 Sep 2017 14:35:36 GMT )
Shtator 28, 2017 16:35 Europe/Tirane
  • 10 miliardë dollarë investime të huaja në industrinë petrokimike të Iranit

Këshilltari i ministrit iranian të naftës për çështjet e petrokimisë, njoftoi një investim total prej 10 miliardë dollarësh në industrinë petrokimike iraniane nga kompania franceze Total, kompania Basque Linde e Gjermanisë dhe një kompani japoneze.

Muajed Huseini Sadr, të enjten në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, shtoi: "Pas kontratës prej 5 miliardë $ të nënshkruar me kompaninë franceze Total Oil Corporation, kjo kompani është bërë njëra nga 5 kompanitë e para në botë që ka investuar në industrinë petrokimike iraniane”. Këshilltari i ministrit iranian të naftës për çështjet e petrokimisë duke theksuar se kompania Basque Linde e Gjermanisë dhe një kompani japoneze kanë njoftuar gatishmërinë e tyre për të investuar në Iran, shtoi se Irani është një nga vendet më të besueshme për të furnizuar komplekset petrokimike dhe shumë kompani të huaja janë të interesuara të investojnë në Iran. Kapaciteti i prodhimit të produkteve petrokimike të Iranit me shfrytëzimin e gjashtë projekteve të reja do të rritet në 72 milion ton deri në fund të marsit 2018, dhe shitja totale të këtyre produkteve do të rritet në 17 miliardë dollarë. Aktualisht, kapaciteti i prodhimit petrokimik të Iranit është 62 milion ton.

 

Tags