90% e Katalonjës votojnë pro pavarësisë
(last modified Mon, 02 Oct 2017 05:37:21 GMT )
Tetor 02, 2017 07:37 Europe/Tirane
  • 90% e Katalonjës votojnë pro pavarësisë

90% e banorëve të rajonit të Katalonjës kanë votuar pro ndarjes dhe pavarësisë së këtij rajoni nga Spanja.

Zyrtarët katalanas të emergjencës thonë se 761 persona janë plagosur pasi policia ka përdorur forcën për të bllokuar votimin në referendumin e pavarësisë së Katalonjës. Qeveria spanjolle kishte premtuar të ndalonte një sondazh që u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e vendit. Oficerët e policisë penguan disa njerëz që të votonin, dhe sekuestruan fletët e votimit dhe kutitë në qendrat e votimit. Në kryeqytetin e Barcelonës, policia ka përdorur shkopinj dhe plumba gome gjatë protestave pro-referendum. Duke folur pas sondazheve të mbyllura në orën 20:00 sipas orës lokale, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy tha se katalanasit ishin mashtruar për të marrë pjesë në një votim të paligjshëm. Kryebashkiaku i Barcelonës Ada Colau dënoi veprimet e policisë kundër asaj që e cilësoi popullsia “e pambrojtur” e rajonit. Ndërkohë, Ministria e Brendshme e Spanjës tha se 12 policë u plagosën dhe tre persona u arrestuan. Ajo shtoi se 92 vendvotime ishin mbyllur. Policia kombëtare dhe Garda Civile, një forcë paraushtarake e ngarkuar me detyrat e policisë, u dërguan në Katalonjë në numër të madh për të parandaluar votimin. Kreu katalanas Carles Puigdemont tha se: “Përdorimi i pajustifikuar i dhunës nga shteti spanjoll nuk do të ndalojë vullnetin e popullit katalanas”.

Tags