Presidenti iranian thekson ruajtjen e paanshmërisë së ANEA-së
(last modified Sun, 29 Oct 2017 14:52:17 GMT )
Tetor 29, 2017 15:52 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian thekson ruajtjen e paanshmërisë së ANEA-së

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar nevojën për ruajtjen e pavarësisë dhe paanshmërisë së ANEA-së dhe deklaroi se marrëveshja bërthamore ka një standard të caktuar, prandaj bazë e verimit të Iranit është pikërisht ai standard.

Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në takim me Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA-së, vuri në dukje se ANEA deri në këtë periudhë ka luajtur rol pozitiv dhe konstruktiv në mënyrën e zbatimit dhe qëndrueshmërinë e marrëveshjes bërthamore, prandaj në përgjithësi edhe bashkëpunimi i Iranit me këtë institucion ndërkombëtar, është në nivel të plotë. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim tha: “Duke marrë parasysh bashkëpunimin e plotë të Iranit gjatë viteve të fundit, shpresojmë që ANEA sa më shpejtë të shpallë zyrtarisht se programi atomik i Iranit është paqësor. Irani kurrë nuk do të jetë vendi i parë që del nga marrëveshja bërthamore dhe deri në kohën kur do të mund të përfitojë nga interesat e caktuar në të, nuk do të dalë nga marrëveshja bërthamore”. Ndërkohë, Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA-së, marrëveshjen bërthamore e konsideroi një marrëveshje shumë të mirë dhe deklaroi: “Republika Islamike e Iranit ka zbatuar të gjitha angazhimet dhe zotimet e saj në kuadër të rregulloreve ndërkombëtare dhe të marrëveshjes bërthamore. Kredibiliteti i ANEA-së ka rëndësi të madhe dhe institucion do të vazhdojë të punojë në bazë të parimit të paanshmërisë dhe në bazë të raporteve të vërteta.

Tags