Boruxherdi: Kapaciteti raketor i Iranit nuk është i negociueshëm
(last modified Fri, 01 Dec 2017 12:55:27 GMT )
Dhjetor 01, 2017 13:55 Europe/Tirane
  • Boruxherdi: Kapaciteti raketor i Iranit nuk është i negociueshëm

Kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në Parlamentin Islamik të Iranit, të enjten në mbrëmje theksoi se mosnegocijimi i kapacitetit raketor të Iranit është politikë e përhershme.

Alaudin Boruxherdi në një intervistë me agjencinë e lajmeve Mehr, në lidhje me deklaratat e fundit të Emmanuel Macron, presidentit të Francës, i cili ka kërkuar zhvillimin e bisedimeve rreth programit raketor të Iranit, deklaroi se kapaciteti raketor i Iranit në asnjë mënyrë nuk është i negocijueshëm dhe nuk ka lidhje me asnjë vend. Kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në Parlamentin Islamik të Iranit shtoi se Irani në asnjë mënyrë nuk lejon ndërhyrjen e vendeve të tjera në lidhje me çështjen e kapacitetit raketor. Programi raketor i Iranit ka funksion mbrojtës dhe është në shërbim vetëm të ruajtjes së tërësisë territoriale të vendit. Programi raketor i Irani është një prej vijave të kuqe të këtij vendi”,- tha ndër të tjera Boruxherdi.

Tags