Khoshro: Pushtuesit sionistë, qendra e krizave të rajonit
(last modified Fri, 22 Dec 2017 11:30:56 GMT )
Dhjetor 22, 2017 12:30 Europe/Tirane
  • Khoshro: Pushtuesit sionistë, qendra e krizave të rajonit

Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka thënë se pushtimi i Palestinës nga ana e regjimit sionist është qendra dhe thelbi kryesor i krizave të rajonit në Lindjen e mesme dhe shtoi se kjo çështje është konfirmuar prej kohësh nga OKB.

Golam’ali Khohro ditën e enjte në takimin e jashtëzakonshëm të AP të OKB kushtuar çështjes së Kodsit kat hënë se për dekada me radhë regjimi sionist ka pushtuar territoret palestineze, ka dëbuar palestinezët dhe ndaj tyre ka kryer krime të shumta. Përgjatë kësaj kohe Amerika nuk ka kursyer asnjë mbështetje të saj ndaj regjimit sionist. Vendimi i jashtëligjshëm i qeverisë amerikane për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist tregoi faktin se Amerika asnjë herë nuk i ka kushtuar rëndësi të drejtave legjitime të popullit palestinez si e drejta e vetëvendosjes dhe ajo gjithmonë ka vepruar vetëm për të plotësuar interesat e regjimit sionist. Në takimin e jashtëzakonshëm të AP të OKB është analizuar dhe shqyrtuar rezoluta e propozuar nga Egjipti, rezolutë e cila disa ditë më parë është aprovuar nga 14 anëtarë të KS të OKB por më në fund u refuzua me veton e përdorur nga Amerika. rezoluta hedh poshtë mundësinë për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist dhe u kërkohet vendeve të tjera të botës që të heqin dorë nga ngritja e përfaqësive diplomatike në Kods. Kodsi është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967.

Tags