Larixhani: Bota islame ka nevojë për bashkëpunimin e të gjitha vendeve islame
(last modified Tue, 16 Jan 2018 09:52:09 GMT )
Janar 16, 2018 10:52 Europe/Tirane
  • Larixhani: Bota islame ka nevojë për bashkëpunimin e të gjitha vendeve islame

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit sot (të martën) në ceremoninë e hapjes së konferencës së 13-të të parlamenteve të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Teheran, deklaroi se bota islame ka nevojë për bashkëpunimin e të gjitha vendeve islame.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se z. Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit në këtë ceremoni, tha se në vitin e kaluar (2017) janë krijuar sfida të mëdha për vendet islamike dhe shtoi: "Komiteti i Palestinës pas ngjarjes së krijuara nga amerikanët në lidhje me Kodsin e shenjtë, ka zhvilluar një takim urgjent në Teheran dhe kjo tregon se në parlamentet e vendeve anëtare të OBI ekziston një përkushtim serioz në lidhje me këtë çështje". Në vazhdim z. Larixhani u shpreh optimist se kjo konferencë do të arrijë rezultate të mira në lidhje me luftën kundër terrorizmit i cili po kërcënon sigurinë e shumë vendeve dhe rreth çështjes së Palestinës e cila vazhdon të jetë preokupimi kryesor i të gjithëve.  Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit në vazhdim vuri në dukje se konferenca e parlamenteve të vendeve anëtare të OBI ka zhvilluar diskutime të dobishme edhe në lidhje me të drejtat islame të njeriut dhe tha: "Vendet islamike kanë baza të fuqishme në fushën e të drejtave islame të njeriut". Vlen të theksohet se konferenca e 13-të e parlamenteve të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik ka filluar punimet sot në Teheran dhe do të përfundojë nesër (të mërkurën) me lëshimin e deklaratës përfundimtare.

Tags