Larixhani: Siguria e Kurdistanit, shumë e rëndësishme për Iranin
(last modified Mon, 22 Jan 2018 17:42:57 GMT )
Janar 22, 2018 18:42 Europe/Tirane
  • Larixhani: Siguria e Kurdistanit, shumë e rëndësishme për Iranin

Kryetari i Parlamentit të  Iranit, Ali Larixhani deklaroi se siguria e Kurdistanit irakian është "shumë e rëndësishme" për Republikën Islamike, duke i bërë thirrje rajonit gjysmë autonom të zgjidhë çështjet e tij në bashkëpunim me qeverinë qendrore në Bagdad.

"Ne kemi pasur dhe do të vazhdojmë të kemi një marrëdhënie të ngushtë me vëllezërit tanë kurdë," i tha Larixhani kryeministrit të qeverisë rajonale të Kurdistanit të Irakut, Nechirvan Barzani në Teheran. "Ne kemi një marrëdhënie strategjike me ju dhe duam ta ruajmë atë. Kjo marrëdhënie është e vlefshme dhe nuk duhet të dëmtohet nga gabimet strategjike", shtoi kryetari i Parlamentit iranian. Ai tha se ngjarjet që ndodhën kohët e fundit në rajonin e Kurdistanit irakian si referendumi për pavarësi, nuk ishin "në interesin e vëllezërve kurdë", duke shtuar se çështjet e pazgjidhura duhet të zgjidhen me kujdes dhe me ndihmën e qeverisë qendrore në Bagdad. Nga ana e tij, Nechirvan Barzani deklaroi:” "Ne duam të jemi pjesë e një Iraku të bashkuar në mënyrë që armiqtë të mos mund të manipulojnë ndonjë boshllëk për interesin e tyre dhe shpresojmë që me ndihmën e miqve tanë mund t'i zgjidhim problemet në rrugën tonë". Barzani e falënderoi më tej Iranin për "mbështetjen që i ka dhënë gjithmonë Kurdistanit irakian", duke thënë se rihapja e kufijve të Iranit kishte kënaqur jashtëzakonisht kurdët. "Kjo është arsyeja pse ne udhëtuam në Iran për të përcjellë mesazhin se ne kurrë nuk do ta dëmtojmë miqësinë me vëllezërit tanë iranianë", tha kryeministri i qeverisë rajonale të Kurdistanit të Irakut.

 

Tags