Larixhani: Çështja raketore e Iranit është e pangeciueshme
(last modified Sun, 18 Mar 2018 08:47:46 GMT )
Mars 18, 2018 09:47 Europe/Tirane
  • Larixhani: Çështja raketore e Iranit është e pangeciueshme

Kryetari I parlamentit islamik të Iranit tha se vendet evropianë nuk duhet ta konsiderojnë çështjen e marrëveshjes bërthamore të njëjtë me çështjen raketore të Iranit, por ata së bashku me Amerikën duhet të zbatojnë angazhimet e tyre në kuadër të kësaj marrëveshjeje.

Në një takim me Jusef bin Alavi ministër i jashtëm i omanit, kryetari i parlamentit islamik të Iranit Ali Larixhani deklaroi se teknologjia raketore posedohet nga Irani prej mëse 30 vjet me radhë dhe kjo nuk është një gjë e re por çështja qëndron se Republika Islamike e Iranit ndaj kujt ka lëshuar raketa. Irani ka zbatuar marrëveshjen bërthamore dhe është i angazhuar në këtë rrugë mirëpo palët e tjera duhet të zbatojnë angazhimet e tyre. Roli i Omanit dhe i mbretit Kabus në rajon gjithmonë ka qenë i dobishëm dhe me efekt ndërkohë që Irani dhe Omai gjithmonë kanë pasur marrëdhënie miqësore dhe të sinqerta. Jusef bin Alavi ministër i jashtëm i omani në këtë takim deklaroi; Disa vende janë të frikësuar nga sistemi mbrojtës dhe raketor i Iranit mirëpo nuk ekziston ndonjë shkas për të qenë i shqetësuar pasi në rajonin aktual i përfshirë nga kriza Irani ka të drejtë të mbrojë veten e tij me forcën ushtarake. Ndër të tjera ministri Alavi tha se ekzistojnë kushtet e përshtatshme për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes Iranit dhe Omanit dhe niveli i marrëdhënieve politike duhet të shtohet akoma më shumë.

Tags