Larixhani dërgon mesazh ngushëllimi për homologun e tij rus
(last modified Tue, 27 Mar 2018 08:35:10 GMT )
Mars 27, 2018 10:35 Europe/Tirane
  • Larixhani dërgon mesazh ngushëllimi për homologun e tij rus

Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit në një mesazh për kryetarin e Dumas ruse dhe kreun e këshillit federativ të Rusisë, shprehu ngushëllime për vdekjen e disa shtetasve rusë në zjarrin vdekjeprurës.

Të paktën 64 persona kanë humbur jetën në një zjarr që përfshiu një qendër tregtare dhe kompleks argëtimi në qytetin siberian të Kemerovos, të njohur për qymyrgurin. Shumica e viktimave janë fëmijë, ndërsa 10 persona të tjerë vijojnë të rezultojnë të zhdukur. Zjarri nisi në katin e sipërm të kompleksit “Winter Cherry”, gjatë pasdites së të dielës me orën lokale. Dyqanet, kinematë dhe ambientet e tjera argëtuese të qendrës tregtare ishin të mbipopulluara në momentin e tragjedisë. Videot e publikuara nëpër rrjetet sociale treguan njerëz që hidheshin nga dritaret për t’iu shpëtuar flakëve. “Sipas të dhënave paraprake, çatia është shembur mbi dy kinema”, thotë Komiteti rus i Hetimit, në një deklaratë. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, por autoritetet kanë nisur një hetim për ta përcaktuar atë. Në letrën e tij kryetari I parlamentit islamik të Iranit, shprehu ngushëllimet për deputet, qeverinë dhe popullin e Rusisë.

Tags