Zbulohen 7 ton lëndë narkotike në jug të Iranit
(last modified Mon, 28 May 2018 07:07:02 GMT )
May 28, 2018 09:07 Europe/Tirane
  • Zbulohen 7 ton lëndë narkotike në jug të Iranit

Komandanti i forcave të rendit në provincën Sistan Baluçistan, njoftoi zbulimin e 7 ton lëndëve narkotike në këtë zonë që ndodhet në juglindje të Iranit.

Komandat Husein Ashtari thotë se në operacionin e forcave të rendit janë zbuluar 7 ton lëndë narkotike, armatime dhe municione. Mafia për të futur lëndët narkotike në Iran përdor çdo mjet si armët e lehta dhe të rënda, deklaroi në fjalën e tij komandant Ashtari. Irani është një ndër vendet e para në botë për luftën kundër lëndëve narkotike dhe deri tani më shumë se 3 mijë forca të rendit kanë dhënë jetën në këtë luftë.

Tags