Larixhani: Populli iranian është zgjuar përballë komploteve të Amerikës
(last modified Mon, 20 Aug 2018 09:03:12 GMT )
Gusht 20, 2018 11:03 Europe/Tirane
  • Larixhani: Populli iranian është zgjuar përballë komploteve të Amerikës

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit ka thënë se populli iranian qëndron zgjuar dhe vigjilent përballë çdo komploti të Amerikës.

Ali Larixhani, pasi përmendi grushtin e shtetit të 28 Mordadit tha se më këtë grusht shteti Amerika i ka imponuar Irani disa dekada diktatorë, ndërsa sot ajo me dosjen e zezë të saj dhe me pretekstin e sigurisë në rajon dhe në botë mundohet të sundojë mbi Iranin. Pavarësisht nga veprimet e tyre çnjerëzore dhe të paligjshme në vitin 1953, ata (SHBA dhe Britania e Madhe) në një mënyrë mashtruese ngritën një zë të lartë për të pretenduar se ata luftuan kundër marksizmit duke pretenduar se Mosadek do t'a bënte Iranin të varur nga Bashkimi Sovjetik me ndihmën e një partie të brendshme politike. SHBA dhe Britania e Madhe arritën të bënin një grusht shteti kundër qeverisë së Mosadek për shkak të mungesës së popullit iranian në skenën politike dhe pasi parlamenti u shpërbë pas mbylljes së tij nga miqtë e kryeministrit, tha Larixhani. Në gusht të vitit 1953, agjencitë e inteligjencës amerikane dhe britanike nisën një grusht shteti kundër qeverisë së kryeministrit të atëhershëm, Mosadek, i cili kishte arritur të nacionalizonte industrinë e naftës në Iran në vitin 1951 dhe të dëbonte përfaqësuesit e korporatave të huaja (kryesisht britanike) të vendit.

Tags