Kryetari i parlamentit islamik të Iranit niset për në Rusi
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit z. Ali Larixhani është nisur sot për në qytetin Volgograd të Rusisë, për të marrë pjesë në samitin e komisionit të përbashkët parlamentar Iran-Rusi.
Në qytetin Volgograd të Rusisë pritet të mbahet një takim dypalësh midis Ali Larixhani, kryetar i parlamentit islamik të Iranit dhe kryetarit të Dumës ruse. Ndërkaq nesër pas përfundimit të këtij takimi, kryetari i parlamentit islamik të Irnait së bahsku me delegacionin që e shoqëron atë do të largohen drejt Minskut, kryeqytet i Bjellorusisë. Larixhani para nisjes nga Teherani në një konferencë për media ka thënë: Qeveritë ruse dhe bjelloruse janë miq të Iranit, prandaj mundësia për të udhëtuar në këto dy vende përdoret për të zhvilluar marrëdhënie dypalëshe.