Takimi i OPEC në Algjeri: Paralajmëron ministri i naftës i Iranit
(last modified Fri, 21 Sep 2018 18:12:58 GMT )
Shtator 21, 2018 20:12 Europe/Tirane
  • Takimi i OPEC në Algjeri: Paralajmëron ministri i naftës i Iranit

Ministri iranian i naftës ka paralajmëruar anëtarët e tjerë të OPEC-ut kundër çdo përpjekjeje për të qetësuar Shtetet e Bashkuara, duke thënë se Teherani do të vërë veton ndaj çdo vendimi të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës që dëmton interesat kombëtare të Iranit.

Bizhan Zangeneh i bëri këto deklarata në një intervistë të enjten me Bloomberg, përpara takimit të Komitetit të Përbashkët Monitorues të OPEC, i cili do të mbahet në Algjeri të dielën, vetëm disa ditë përpara takimit të OPEC për uljen e prodhimit të naftës. Ai tha se marrëveshja e arritur në vitin 2016 midis shteteve anëtare të OPEC dhe prodhuesve aleatë për të shkurtuar prodhimin "është e brishtë" dhe takimi i KPMM nuk ka autorizim për të imponuar një marrëveshje të re furnizimi. Ndërsa Zangeneh nuk do të marrë pjesë në këtë takim, ai i tha për Bloomberg se "do të bllokojë çdo vendim të OPEC që përbën kërcënimin më të vogël ndaj Iranit". Ministri iranian nënvizoi se çdo vendim për një marrëveshje të re të prodhimit nga Komiteti i Përbashkët Monitorues i OPEC-ut do të ishte "i pavlefshëm". "Vendimet mund të merren vetëm në takimet e OPEC në praninë e të gjithë anëtarëve të OPEC dhe me konsensus të anëtarëve", theksoi ai. Duke ju referuar përpjekjeve të SHBA-së për të ulur eksportet e naftës nga Irani deri në 4 nëntor, Zangene duke ju drejtuar vendeve që kanë premtuar të kompensojnë mungesën në treg, ka thënë se ato shtete mbajnë "anën e SHBA". Dy anëtarë të OPEC-ut po kërkojnë të dëmtojnë grupin dhe të kryejnë "politika anti-iraniane" me urdhër të SHBA, tha Zangeneh, pa përmendur emrat, por bëhej fjalë për Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si mbështetësit kryesorë të Shteteve të Bashkuara brenda OPEC. SHBA dhe disa anëtarë të tjerë të OPEC-ut ndoshta do të rrisin furnizimet e papërpunuara nga inventarët e tyre për të mbajtur një kapak mbi çmimet përpara zgjedhjeve afatmesme të Kongresit të SHBA në nëntor, shtoi ministri iranian. Trump i ka bërë thirrje Arabisë Saudite, prodhuesit më të madh në kuadër të OPEC-ut, që të rrisë prodhimin, duke thënë se kjo gjë do t’i ndihmonte Shteteve të Bashkuara të ulin çmimin e karburanteve, pasi Uashingtoni është duke i ndihmuar Riadit në përballjen e tij me Iranin. Mirëpo aleatët e kësaj organizate nuk pritet të pajtohen për rritje të prodhimit të naftës, në takimin që pritet ta zhvillojnë këtë javë në Algjeri, pavarësisht se është duke u rritur presoni ndaj prodhuesve më të mëdhenj, të cilët synojnë të parandalojnë një rritje të çmimeve për shkak të sanksioneve të reja amerikane kundër Iranit, ka thënë një burim brenda OPEC-ut, për agjencinë e lajmeve Reuters.

 

Tags