Krye parlamentari Larixhani kthehet nga vizita dyditore në Turqi
(last modified Wed, 10 Oct 2018 08:31:50 GMT )
Tetor 10, 2018 10:31 Europe/Tirane
  • Krye parlamentari Larixhani kthehet nga vizita dyditore në Turqi

Kreytari i parlamentit islamik të Iranit është kthyer në Teheran pas vizitës dyditore në Tuqi.

Ali Larixhani në një prononcim për media ka thënë se gjatë samitit të tretë të asamblesë parlamentare të vedneve anëtareve në Unionin Ekonomik Euroazi, takim që u mbajt në Antalia, është kritikuar njëanshmëria e Amerikës dhe është shprehur pakënaqësia e vendeve anëtare nga politikat amerikane kundrejt sigurisë dhe zhvillimit të botës. Larixhani theksoi se shumë qeveri dhe kombe janë duke bërë përpjekje të shumta për të mbrojtur ambientin, temë kjo e trajtuar seriozisht në takimin e Euroazisë. Kryetari Larixhani në vazhdim përmendi 10 takimet me kryetarët e parlamenteve të vendeve pjesëmarrëse dhe tha: Në këto takime përveçse janë trajtuar çështje rajonale dhe faktorët që destabilizojnë rajonin, është diskutuar edhe për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe ato tregtare. Samiti i tretë i asamblesë parlamentare të Unionit Ekonomik Euroazi përfundoi punimet ditën e martë në Antalia të Turqisë.

Tags