Përurohet makina e blinduar iraniane kundër minave dhe kurtheve me ermin “Tufan”
Në një ceremoni me praninë e ministrit të mbrojtjes së Iranit, u përurua makina e blinduar kundër minave dhe kurtheve me emrin “Tufan”.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kjo makinë është projektuar dhe prodhuar për misione logjistike dhe mbështetëse luftarake në zonat e luftës me kapacitet të shpejtësisë së lartë, lëvizjes në zona me kushte të vështira dhe kalimit të pengesave të ashpra.
Gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, në ceremoninë e përurimit të makinës së blinduar kundër minave dhe kurtheve “Tufan”, deklaroi “Strategjia e Ministrisë së Mbrojtjes është përgatitja e pajisjeve moderneve të mbrojtjes duke shfrytëzuar potencialet e brendshme largimin e varësisë së vendit nga vendet e tjera në këtë fushë”.
Sipas gjeneral Hatami, makina e blinduar “Tufan” është prodhuar me kapacitet për rezistencë të lartë përball eksplodimit të minave dhe kurtheve eksplozive me disa kilogram TNT dhe qëndrueshmëri të lartë përball plumbave të ndryshëm.