Zarif: Takimet e Munihut dhe të Varshavës treguan izolimin e Amerikës
(last modified Sun, 17 Feb 2019 08:10:41 GMT )
Shkurt 17, 2019 09:10 Europe/Tirane
  • Zarif: Takimet e Munihut dhe të Varshavës treguan izolimin e Amerikës

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në kuadër të konferencës së sigurisë në Munih deklaroi se kjo konferencë dhe takimi i Varshavës treguan izolimin e qeverisë amerikane.

Muhamed Xhavad Zarif, tha se askush nuk ndjek veprimet anti-iraniane të Amerikës pasi Uashingtoni ka shkelur normat dhe dispozitat ndërkombëtare. Mike Pence, zv/presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditën e enjte në kudër të takimit të Varshavës dhe ditën e shtunë në kuadër të konferencës së sigurisë në Munih ka kërkuar nga Evropa që të largohet nga marrëveshja bërthamore. Mirëpo kjo kërkesë është refuzuar nga pala evropiane. Shefja e politikës së jashtme të BE në konferencën e sigurisë në Munih pasi theksoi qëndrimin e prerë të Evropës për domosdoshmërinë e respektimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin tha se kjo marrëveshje është jetike dhe përcaktuese për sigurinë e Evropës. Autoritetet e Evropës ditën e premte në kuadër të konferencës së Munihut kanë theksuar zbatimin e angazhimeve të tyre kundrejt marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin. Federika Mogherini shefe e politikës së jashtme të BE duke iu drejtuar mbi 100 krerëve dhe autoriteteve të vendeve pjesëmarrëse në konferencën e 55-të të sigurisë në Munih, deklaroi qëndrimin e prerë të Evropës dhe theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin, si dhe theksoi se 28 vendet anëtare të BE janë të mendimit se kjo marrëveshje është garantuese e paqes. Mogherini ndër të tjera në fjalimin e saj tha: Unë jam e mendimit se nëse  nuk do të ishte mbështetja e BE dhe e vendeve anëtare të saj si Franca, Gjermania dhe Anglia, kjo marrëveshje do të ishte prishur shumë kohë më parë mirëpo unë vazhdoj të jem e bindur se kjo marrëveshje është jetike për sigurinë e Evropës. Shefja e politikës së jashtme të BE ndër të tjera shtoi se Evropa është e vendosur për të zbatuar të gjitha pikat e marrëveshjes bërthamore. 

 


 

Tags