Larixhani: Evropa të zbatojë zotimet e saj kundrejt marrëveshjes bërthamore
(last modified Sun, 17 Mar 2019 07:21:41 GMT )
Mars 17, 2019 08:21 Europe/Tirane
  • Larixhani: Evropa të zbatojë zotimet e saj kundrejt marrëveshjes bërthamore

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit e ka cilësuar të domosdoshme zbatimin e zotimeve të Evropës në marrëveshjen bërthamore.

Në një intervistë për kanalin televiziv Al Alam, kryetari i parlamentit islamik të Iranit Ali Larixhani tha se pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, evropiane janë vonuar shumë në zbatimin e zotimeve të tyre për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe shtoi se evropianët kanë shprehur vullnetin e tyre politik për ruajtjen e marrëveshjes mirëpo në praktikë ata kanë krijuar vetëm një kanal financiar. Evropianët me këtë kanal mund të anashkalojnë sanksionet amerikane. Kryetari i parlamentit islamik të Iranit gjithashtu tha se ruajtja dhe vazhdimi i marrëveshjes bërthamore në një farë mënyrë lidhet me sjelljen e evropianëve dhe shtoi se Irani nuk pranon kushte të tjera për negociata. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX.

Tags