Ali Larixhani: Kredibiliteti i BE ka rënë
(last modified Mon, 29 Apr 2019 07:02:01 GMT )
Prill 29, 2019 09:02 Europe/Tirane
  • Ali Larixhani: Kredibiliteti i BE ka rënë

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit duke përmendur mbështetjen politike dhe verbale të BE për Iranin kundrejt veprimeve armiqësore dhe sanksioneve të Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit ka thënë: Ky union nuk duhet parashtrojë më kërkesa për Iranin, pasi kredibiliteti i tij ka humbur.

Ali Larixhani në takimin me Volfgang Grastel kreu i grupit të miqësisë parlamentare të Austrisë dhe Iranit, i cili ndodhet për një vizitë në Teheran, tha se mes palëve ekzistojnë disa mosmarrëveshje dhe BE ka hartuar disa  masa për tu përballur me sanksionet amerikane kundër Iranit, mirëpo deri tani Teherani nuk ka ndjerë rezultatin e këtyre masave. Liderët evropianë dhe të BE në praktikë duhet të mbështetësi Teheranin përballë sanksioneve të Amerikës. Ndër të tjera kryetari i parlamentit islamik të Iranit ka thënë se Teherani do t’i japë përgjigje definitive Uashingtonit lidhur me vendimin e fundit të Amerikës për të çuar në 0 kuotën e shitjes së naftës iraniane. Kreu i grupit të miqësisë parlamentare të Austrisë dhe Iranit, Volfgang Grastel në takimin që pati me kryetarin e parlamentit islamik të Iranit Ali Larixhani theksoi zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe tha se BE duhet të respektojë dhe zbatojë zotimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

 


 

Tags