Biseda telefonike e Ajetollah Araki me Sheik Zekzaki
(last modified Thu, 15 Aug 2019 12:44:23 GMT )
Gusht 15, 2019 14:44 Europe/Tirane
  • Biseda telefonike e Ajetollah Araki me Sheik Zekzaki

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Përafrimit të Medhhebeve Islame sot (e enjte) pati një bisedë telefonike me Sheik Ibrahim Zekzaki, drejtuesin e Lëvizjes Islamike të Nigerisë, me të cilin bisedoi për procesin e trajtimit dhe kurimit të tij.

Ajetollah Mohsen Araki, sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Përafrimin e Medhhebeve Islame, në këtë bisedë telefonike se ishte i shqetësuar për situatën e Sheik Zekzaki dhe shtoi se Republika Islamike dhe këshilli i përafrimit të Medhhebeve do të bëjn çmos për të ndihmuar në trajtimin e tij mjekësor. Frymëzimi i Sheik Ibrahim Zekzaki ka qenë shumë e mirë, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Përafrimin e Medhhebeve Islame. Gjithashtu në këtë bisedë, Sheik Ibrahim Zekzaki, duke falënderuar përpjekjet e bëra nga Irani, deklaroi se procesi i trajtimit mjekësor të tij në Indi nuk ka filluar ende. Sheik Ibrahim Zekzaki, udhëheqësi i Lëvizjes Islamike Nigeriane, shkoi të hënën në mbrëmje në Indi pas një arrest shtëpie katër vjeçar që çoi në përkeqësimin e tij fizik dhe shëndetësor.

Tags