Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka ngatërruar skenën politike me skenën teatrale
(last modified Tue, 20 Aug 2019 20:11:47 GMT )
Gusht 20, 2019 22:11 Europe/Tirane
  • Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka ngatërruar skenën politike me skenën teatrale

Kryetari i Parlamentit iranian, Ali Larixhani deklaroi se Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka ngatërruar skenën politike me skenën teatrale dhe ky veprim është i dëmshëm për besueshmërinë e popullit amerikan.

Kryeparlamentari iranian ka lavdëruar Korenë e Veriut për vigjilencën ndaj kërkesave "të njëanshme" të SHBA-së, duke theksuar se Uashingtoni nuk synon një "marrëveshje të vërtetë" me Penianin. Ai e bëri këtë deklaratë të martën në një takim në Teheran me Zëvendëskryetarin e Asamblesë Supreme të Popullit të Koresë së Veriut, Pak Chol-min. Larixhani tha se Koreja e Veriut miratoi një vendim "inteligjent" përballë "kërkesave të njëanshme" të Uashingtonit, duke shtuar se "amerikanët nuk synojnë të arrijnë një marrëveshje të vërtetë me Korenë e Veriut, por ata thjesht duan të çarmatosin këtë vend dhe të shtojnë presionin mbi të . " Larixhani gjithashtu përshëndeti ndjekjen e pavarësisë ekonomike të Koresë së Veriut, duke shprehur dëshirën e Iranit për të forcuar lidhjet e ndërsjella ekonomike me vendin e Azisë Lindore. Zyrtari i lartë i Koresë së Veriut, nga ana e tij, theksoi se Republika Islamike, nën udhëheqjen e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, ka qëndruar e vendosur përkundër kërkesave arrogante të SHBA. Irani dhe Koreja e Veriut, që të dy janë nën sanksione të ashpra të SHBA, duhet të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre në të gjitha fushat, veçanërisht ekonominë, vuri në dukje ai.

 

Tags