Zarif uron popullin palestinez
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka uruar popullin palestinez për atë se ka arritur t’i imponojë armëpushimit regjimit sionist.
Muhamed Xhavad Zarif në një bisedë telefonike me Ziad Nakhale sekretari i përgjithshëm i Xhihadit Islamik Palestinez, dënoi agresionin e fundit të regjimit sionist kundër popullit palestinez dhe sidomos kundër Gazës. Lëvizja Xhihadi Islamik palestinez ishte ajo që ka përcaktuar kushtet për armëpushim me regjimin sionist. ndërprerja e vrasjeve, ndërprerja e sulmeve ajrore dhe sulmeve ndaj protestuesve për të drejtën e kthimit në afërsi të Gazës dhe respektimi i marrëveshjeve për eliminimin e rrethimit të Gazës nga ana e regjimit sionist, ishin disa nga kushtet e vendosura nga Xhihadi Islamik për armëpushim me regjimin sionist. më 14 nëntor u njoftua se xhihadi islamik dhe regjimi sionist me kërkesë të Egjiptit pranuan armëpushimin.