Zarif: Evropa në vend të kërcënimeve të dërgojë ilaçet për fëmijët iranianë
(last modified Mon, 02 Dec 2019 23:14:34 GMT )
Dhjetor 03, 2019 00:14 Europe/Tirane
  • Zarif: Evropa në vend të kërcënimeve të dërgojë ilaçet për fëmijët iranianë

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh në rrjetet sociale ka reaguar ndaj kërcënimit të Evropës dhe deklaroi se Evropa në vend të kërcënimeve të dërgojë ilaçe për fëmijët e sëmurë iranianë.

BE dhe vendet aksionare të INSTEX si Gjermania, Franca, Anglia dhe Suedia në vend të kërcënimeve dhe premtimeve në letër të veprojnë konkretisht dhe t’i kërkojnë kompanisë farmaceutike Molenlik që për ndihmuar fëmijët iraniane me sëmundje IB të dërgojë ilace në iran. Terrorizmi ekonomik është vrasës, tha në fjalën e tij ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit. Ndër të tjera shefi i diplomacisë iraniane deklaroi se: Mike Pompeo edhe më hert kishte deklaruar se qëllimi i terrorizmit ekonomik të Amerikës kundër Iranit është që populli iranian të vuajë nga uria ndërsa në pajisjet mjekësore ka për qëllim vrasjen e njerëzve të pafajshëm.

Tags