Zarif: Pretendimet e SHBA janë të paturpshme
(last modified Wed, 18 Dec 2019 19:53:09 GMT )
Dhjetor 18, 2019 20:53 Europe/Tirane
  • Zarif: Pretendimet e SHBA janë të paturpshme

Irani hodhi poshtë si "të paturpshëm" pretendimin e SHBA se ajo mund të thërrasë një mekanizëm të marrëveshjes bërthamore  për të rikthyer sanksionet e OKB mbi Teheranin, duke argumentuar se Uashingtoni i dha fund pjesëmarrjes në marrëveshje vitin e kaluar.

Në një postim të mërkurën, Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif hodhi poshtë pretendimin e SHBA se mund të përdorë një mekanizëm të kthimit të shpejtë të sanksioneve kundër Iranit, duke thënë se Presidenti amerikan Donald Trump u largua nga pakti bërthamor vitin e kaluar. Diplomati i lartë iranian tha se SHBA nuk po mjaftohet duke ndëshkuar ata që kërkojnë të pajtohen me marrëveshjen bërthamore, dhe tani ai po përdor masa të tjera të pashembullta për të çuar përpara axhendën e saj. Në maj të vitit 2018, Presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme vendin e tij nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar midis Iranit dhe fuqive të mëdha botërore në vitin 2015, dhe më vonë rivendosi sanksionet kundër Teheranit.

 

Tags