Vizita e Zarif në Pekin, pas takimeve të tij në Moskë
(last modified Tue, 31 Dec 2019 07:48:38 GMT )
Dhjetor 31, 2019 08:48 Europe/Tirane
  • Vizita e Zarif në Pekin, pas takimeve të tij në Moskë

Muhamed Xhavad Zarif ka shkuar në kinë për tu takuar me funksionarët e këtij vendi.

Vizita e Zarif në Kinë bëhet me ftesë të Vang Ji ministër I jashtëm I Kinës dhe një ditë pas vizitës dhe takimeve të tij në Moskë sidomos me ministrin e jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov. Cila është rëndësia e vizitës së ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në Kinë. Kjo është një pyetje së cilës analistët e mediave dhe ato politikë i janë përgjigjur duke u mbështetur në takimin mes ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit Zarif dhe homologut të tij rus Lavrov. Në këtë takim është diskuar mbi shumë çështje si marrëveshja bërthamore, zhvillimet në Siri dhe në Afganistan dhe siguria në rajonin e Gjirit Persik. Ajo që vihet re gjatë vizitës së ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në 2 vende të mëdha aziatike dhe dy fuqi botërore anëtare të KS të OKB është theksimi në rolin e Iranit në ruajtjen dhe vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon gjë e cila për Moskën dhe Pekinin ka rëndësi për arsye gjeopolitike. Vizita e Zarif në Moskë dhe Pekin bëhet në një kohë shumë të shkurtër nga përfundimi i manovrës së përbashkët detare të Iranit, Rusisë dhe Kinës në ujërat e detit të Omanit dhe Oqeanit indian. Ministri i jashtëm i Rusisë pas takimit me shefin e diplomacisë iraniane Zarif deklaroi: Rusia dhe Irani kanë pikëpamje të përbashkëta për shumë çështje të rajonit dhe ato ndërkombëtare dhe iniciativat e paqes të të dy vendeve e dëshmojnë qartë këtë. Një tjetër çështje e rëndësishme e diskutuar në këto vizita dhe takime është fati i marrëveshjes bërthamore. Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë në takimin që pati me ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhavad Zarif, tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore e quajti veprim të njëanshëm dhe të jashtëligjshëm dhe që bie ndesh me rezolutën 2231 të KS të OKB dhe theksoi : të gjithë duhet të përpiqen për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe për parandalimin e shkatërrimit t saj. Amerika me shkeljen e marrëveshjes bërthamore dhe të rezolutës së KS të OKB jo vetëm Rusinë Kinën dhe BE si nënshkruese të marrëveshjes bërthamore por ka implikuar edhe Bashkësinë ndërkombëtare në çështje dhe sfida të krijuara nga shkelja e marrëveshjes bërthamore. Sipas raporteve të ANEA Irani deri tani nuk e ka shkelur marrëveshjes bërthamore mirëpo strategjia e durimit të Iranit për ruajtjen e kësaj marrëveshjeje ka përfunduar dhe megjithëse Irani ka ndërmarrë 4 hapa për uljen e zotimeve të tij, deri tani ai nuk ka marrë përgjigje bindëse nga pala evropiane. Në kushtet aktuale rruga që ka ndërmarrë Evropa dhe qëndrimet e shprehura nga funksionarët evropianë tregojnë se marrëveshja bërthamore po ecën drejt fundit.

 


 

Tags