Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Kinës theksojnë zgjerimin e bashkëpunimeve
Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Kinës gjatë takimit të tyre në Pekin, kanë theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve mes të dy vendeve.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e martë në takim me Wang Yi, ministrin e punëve të jashtme të Kinës, në Pekin, vuri në dukje mbështetjen e Kinës ndaj multilateralitetit dhe deklaroi: “Roli i Kinës në mbështetjen e çështjeve ndërkombëtar duke përfshirë edhe çështjet përkatëse me Iranin, është shumë i rëndësishëm”.
Zarif duke kritikuar sanksionet e njëanshme të Amerikës kundër Iranit, ka kërkuar përballjen e Bashkësisë Ndërkombëtare me politikën dhe veprimet e njëanshme dhe mbështetjen më të fuqishme ndaj multilateralitetit.
Ministri i jashtëm i Iranit vuri në dukje vendosjen e marrëdhënieve strategjike mes Teheranit dhe Pekinit dhe tha: “Ngritja e marrëdhënieve të të dy vendeve në nivel strategjik, tregon interesimin e Teheranit dhe Pekinit për shtimin e bashkëpunimeve”.
Ndërkoh Wang Yi, ministri i jashtëm i Kinës, në këtë takim gjithashtu vuri në dukje marrëdhëniet e vjetra mes të dy vendeve dhe theksoi zgjerimin dhe forcimin e këtyre marrëdhënieve.