Zarif: Vendet të përballen me njëanshmërinë e Amerikës
(last modified Fri, 10 Jan 2020 07:48:48 GMT )
Janar 10, 2020 08:48 Europe/Tirane
  • Zarif: Vendet të përballen me njëanshmërinë e Amerikës

Nëse vendet e botës nuk përballen me njëanshmërinë e Amerikës, ata do të paguajnë edhe më shumë dëme.

Kështu ka deklaruar Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit. Deklarata e ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në takimin e KS të OKB është lexuar nga përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB, pas mos lëshimit të vizës amerikane për ministrin e jashtëm iranian që të marrë pjesë në këtë takim. Zarif duke përmendur njëanshmërinë destruktive të Amerikës dhe pasojat e dëmshme të saj që ka çuar në shkeljen e dispozitave ndërkombëtare, foli për vrasjen e komandantit legjendar që ishte makth për grupet terrorist ISIS dhe tha se ekzekutimi i gjeneralit ishte pjesë e këtyre veprimeve të njëanshëm të Amerikës. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shtoi: Që nga koha kur në pushtet ka ardhur regjimi i ri i Amerikës janë shkelur ndjeshëm dispozitat dhe konventat e OKB, janë bërë kërcënime dhe sulmet kundër populli iranian dhe vendeve të tjera janë shtuar dhe sot Amerika duke kopjuar krimet e lutës të ISIS kërcënon me shkatërrimin civilizimit dhe kulturës mijëra vjeçare të Iranit. Zarif përmendi daljen e Amerikës nga marrëveshjet e rëndësishme ndërkombëtare si marrëveshja bërthamore dhe përpjekjet të ndëshkuar ato vende që zbatojnë rezolutën 2231 të KS të OKB dhe tha: për të forcuar shumanshmërinë nuk duhen inkurajuar personat me veprimtari të njëanshme. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shumanshmërinë e cilësoi si domosdoshmëri të qeverive pasi është një dokument për ruajtjen e vlerave dhe parimeve të OKB dhe shtoi: Një dokument i tillë duhet të garantojë zbatimin e konventave të OKB, mos ndërhyrjen në punët e brendshme dhe të huaja të vendeve dhe të ndalohet kërcënimi apo përdorimi i forcës.

Tags