Zarif kritikon palën evropiane të marrëveshjes bërthamore
(last modified Tue, 14 Jan 2020 07:01:47 GMT )
Janar 14, 2020 08:01 Europe/Tirane
  • Zarif kritikon palën evropiane të marrëveshjes bërthamore

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke kritikuar veprimtarinë e palës evropiane nënshkruese të marrëseje bërthamore ka thënë se për fat të keq Britania, Franca dhe Gjermania nuk mund ta shpëtojnë marrëveshjen bërthamore duke u përkulur përballë Amerikës.

Muhamed Xhavad Zarif në një cicërim të tij në Twitter deklaroi: Për 20 muaj me radhë tre vendet evropiane nënshkruese të marrëveshjes bërthamore kanë ndjekur politikën e dorëzimit dhe të përkuljes përballë asaj që Amerika u imponon dhe dikton dhe për këtë arsye marrëveshja bërthamore është vendosur në rrezik. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera shtoi: Tre vendet evropiane mund të shpëtojnë marrëveshjen bërthamore mirëpo jo duke u përkulur dhe dorëzuar përballë Amerikës dhe duke ushtruar presione ndaj Iranit që ka zbatuar zotimet et ij, por duke zbatuar zotimet dhe detyrimet e tyre. Donald Trump president i Amerikës më 8 Maj 2018 tërhoqi në formë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendosi rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit. Ky veprim i Donald Trump është dënuar si nga faktori vendas ashtu edhe ai ndërkombëtar. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje.

Tags