Zarif: Tragjedia e rrëzimit të avionit nuk duhet politizuar
(last modified Sat, 18 Jan 2020 07:47:11 GMT )
Janar 18, 2020 08:47 Europe/Tirane
  • Zarif: Tragjedia e rrëzimit të avionit nuk duhet politizuar

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit  e ka quajtur të domosdoshëm evitimin e prirjeve për politizimin e tragjedisë së rrëzimit të avionit në Iran.

Sipas një njoftimi të agjencisë Tasnim të lajmeve, Muhamd Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit  në një mesazh në Twitter pasi përmendi takimin e tij me ministrin e jashtëm të Kanadasë theksoi se nuk duhet lejuar që tragjedia e rrëzimit të avionit ukrainas në Teheran, të politizohet. Ministri Zarif në mesazhin e tij theksoi: Sot në Oman u takova me François-Philippe Champagne ministër i jashtëm i Kanadasë me të cilin diskutova për bashkëpunimet konsullore, teknike dhe ligjore mes vendeve që janë prekur nga tragjedia e rrëzimit të avionit 752 të linjës ajrore të Ukrainës në Teheran. Ne kemi rënë dakord për shkëmbimin e informacioneve mes ekspertëve. Politizimi i kësaj tragjedie duhet evituar dhe ne duhet të përqendrohemi më shumë tek familjet e viktimave.

Tags