Zarif: Evropianët duke iu nënshtruar Amerikës, kanë treguar se pranojnë presion
(last modified Wed, 19 Feb 2020 15:51:20 GMT )
Shkurt 19, 2020 16:51 Europe/Tirane
  • Zarif: Evropianët duke iu nënshtruar Amerikës, kanë treguar se pranojnë presion

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se evropianët duke iu nënshtruar Amerikës në sanksionet e paligjshme ndaj Iranit, kanë treguar se e pranojnë presionin dhe Amerika përball kësaj politike të evropianëve, i ka kërcënuar ata me sanksione.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të mërkurën pas mbledhjes së qeverisë, në një prononcim për gazetarët, tha: "Mungesa e pavarësisë së Bashkimit Evropian në fushën financiare dhe mbrojtëse, është rezultat i ndjekjes së politikave të Amerikës".

Zarif në vazhdim duke thënë se populli i Iranit do të marrë pjesë në nivel të gjerë në zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare, shtoi: "Populli i Iranit do të tregojë se politikat e presionit maksimal e Uashingtonit ka dështuar tërësisht".

 

Tags