Lideri suprem këshillon rininë libaneze
Pas organizimit të konkursit të quajtur “ Letra për liderin” nga shkolla al-Mehdi në Liban, disa letra janë mbledhur nga nxënësit libanezë drejtuar lideri suprem dhe respektivisht Ajetollah Khamenei u është përgjigjur atyre.
Zyra botuese e Ajetollah Khamenei, lideri suprem të revolucionit islamik, njofton se lideri suprem në përgjigje të letrave të nxënësve të shkollës al-Mehdi në Liban, pasi ka falënderuar nxënësit për ndjenjat e tyre të pastra ata i ka këshilluar të përpiqen sa më shumë që të fitojnë dije, besim dhe të jenë të devotshëm. Ajetollah Khamenei gjithashtu i ka këshilloi nxënësit që të jenë të gatshëm për një të ardhme më të mirë dhe të përpiqen për krijimin e një të ardhme më të sigurt, më njerëzore dhe më morale. Në vazhdim lideri suprem u uroi suksese të gjithë nxënësve të kësaj shkolle. Shkolla al-Mehdi në Liban ka 17 degë dhe 20 mijë nxënës.