Grushti i dyfishtë i Iranit për dëbimin e SHBA-së nga Azia Perëndimore
(last modified Wed, 22 Jul 2020 16:05:22 GMT )
Korrik 22, 2020 18:05 Europe/Tirane
  • Grushti i dyfishtë i Iranit për dëbimin e SHBA-së nga Azia Perëndimore

Pakti 25-vjeçar Kinë-Iran synon të nxjerrë SHBA-në nga Lindja e Mesme. Por nëse Rusia fillon t'i bashkohet këtij pakti, Amerika do të duhet patjetër të kthehet në shtëpi.

Keshtu thekson analisti politik Hasan Hanizadeh, duke iu referuar vizitës së Ministrit iranian të Punëve të Jashtme, të Martën në Moskë, gati dy javë pas shpalljes nga Irani të një marrëveshje strategjike me dimensione ushtarake, tregtare dhe politike me Pekinin. Në të vërtetë po fillojmë ta shohim pak më qartë këtë strategji luftarake anti-amerikane të Iranit, e cila u vu në zbatim kur Shtetet e Bashkuara kryen gabimin fatal të vrasjes në Irak të komandantit të përgjithshëm të Forcës Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Gjeneral Kasem Soleimani. Të Martën, 21 Korrik, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit priti në audiencë Kryeministrin e Irakut Mustafa al-Kadhimi ku theksoi imperativin që përfaqëson për Iranin dëbimi i Shteteve të Bashkuara nga rajoni. Në të njëjtën ditë Ministri iranian i Punëve të Jashtme shkoi në Moskë për të takuar homologun e tij rus Sergej Lavrov dhe për t'i dërguar Presidentit rus një mesazh të rëndësishëm nga Presidenti iranian Hasan Ruhani. Zarif synon t’i bëjë amerikanët të kuptojnë se pakti i shpallur disa ditë më parë me Kinën shkon krah për krah me një pakt të ngjashëm me Rusinë. Marrëveshja e bashkëpunimit Iran-Rusi së shpejti do të festojë përvjetorin e saj të 20-të dhe do të zgjatet automatikisht për pesë vjet. Çfarë përmban ky traktat 20-vjeçar dhe a është aq gjithëpërfshirës sa ai i nënshkruar me Pekinin? Hasan Hanizadeh, ekspert për çështje ndërkombëtare, shpjegon se kjo është një kontratë strategjike për të ndërtuar centrale bërthamore që rusët kanë arritur të realizojnë, pavarësisht presionit nga Uashingtoni dhe ritmi i ngadaltë i ndërtimit. Kështu, centrali i Bushehrit dhe reaktori i parë i tij u vunë në funksionim në vitin 2010. "Përveç ndërtimit të centraleve bërthamore, kjo kontratë përfshin fusha të tjera të bashkëpunimit: eksplorimin e naftës, ndërtimin e avionëve të transportit ushtarak dhe civil, industritë e ndryshme etj. Dhe sigurisht, kjo marrëveshje shkon në mënyrë të përkryer me paktin Iran-Kinë. Sidomos klauzola ushtarake, e cila mund të jetë një kërcënim për praninë e SHBA në rajon. Por aspekti ushtarak shkon me aspektin ekonomik dhe këtu përsëri po ndërtohet një front anti-SHBA, pasi të tre vendet janë nën presionin e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe, duke pasur parasysh që ato përbëjnë një çerekun e popullsisë së botës, Teherani, Pekini dhe Moska po kërkojnë të heqin dollarin nga cikli i tyre i biznesit. Ky cikël është potencialisht i shtrirë pasi që edhe Evropa, aleati i Uashingtonit, është nën sanksione. Ambasadori iranian në Moskë, Kazem Xhalali ka propozuar që "Irani, Rusia dhe Kina të formojnë një klub vendesh të sanksionuara për t'u përballur me sanksionet e SHBA". Në një intervistë për gazetën ruse Kommersant, z. Xhalali tha: "Unë mendoj se është koha për të krijuar një klub të vendeve të sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara i cili do të përbëhet nga vende të mëdha si Rusia, Kina dhe Irani. Amerikanët duan që Rusia të jetë e dobët, Kina të jetë në varësi ekonomike ndaj tyre, dhe Irani të bëhet një koloni. Prandaj, ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin. Ne kemi potenciale shumë të mëdha. Thjesht duhet të përdorim vullnetin tonë politik dhe të kombinojmë përpjekjet tona për të qenë në gjendje të zhvillojmë potencialet tona siç duhet. Irani ka shumë për t'i ofruar Rusisë dhe Kinës", tha ambasadori iranian në Moskë. Ditën kur Lideri Suprem i Revolucionit Islamik premtoi të dëbonte Shtetet e Bashkuara nga Azia Perëndimore në shenjë hakmarrjeje për vrasjen Gjeneralit Soleimani, pak analistë e besuan atë. Më 8 janar, sulmi i raketave balistike të Iranit kundër bazës amerikane Ain al-Asad shkaktoi një tërmet strategjik dhe ndryshoi rrënjësisht mendimin e analistëve për aftësitë reaguese të Iranit. Kryeministrit të Irakut të pritur jashtëzakonisht në audiencë, Ajetollah Khamenei riafirmoi: "Krimi i rëndë i kryer nga SHBA nuk do të hakmerrej plotësisht për sa kohë që SHBA ka një prani ushtarake në rajon". Trekëndëshi që Irani do të krijojë me dy superfuqitë mund të kuptohet në këtë sens. Irani nuk premton asgjë nëse nuk mund ta mbajë premtimin.

 

Tags