Prill 20, 2022 10:05 Europe/Tirane
  • Amnesty International: Veprimet e Izraelit kundër Palestinës janë një krim kundër njerëzimit

Amnesty International e përshkroi regjimin sionist si një regjim aparteidi, duke e quajtur vrasjen dhe torturimin e palestinezëve dhe privimin e të drejtave të tyre nga regjimi sionist, krim kundër njerëzimit.

Veprimet e regjimit sionist kundër palestinezëve janë shembuj të qartë të aparteidit, sepse neni 2 i Konventës Ndërkombëtare për Ndalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Aparteidit thotë: "Krimi i Aparteidit përfshin veprime çnjerëzore të cilat kryhen me qëllim të krijimit dhe vendosjes së sundimit të një grupi të një race mbi një grup të një race tjetër dhe në mënyrë sistematike kryen veprime të dhunshme mbi pjesëtarët e atij grupi".
“Aparteidi nuk është vetëm një pjesë e së kaluarës dhe historisë, por një realitet që miliona palestinezë e kanë përjetuar dhe po e përjetojnë për çdo ditë në territoret e pushtuara palestineze dhe këto krime po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite”, shkroi organizata Amnesty International në Twitter, sipas Russia Today.
Organizata Amnesty International ka shkruar se monitoron të gjitha "raportet e vrasjeve jashtëgjyqësore, arrestimeve arbitrare, torturave dhe ekzekutimeve masive".
Amnesty International theksoi se regjimi i aparteidit e konsideron jetën e një grupi më të rëndësishëm se jetën e një grupi tjetër dhe se regjimi sionist vazhdon të jetë aparteid duke vrarë, torturuar dhe privuar palestinezët nga të drejtat e tyre themelore. Ky është një krim kundër njerëzimit dhe duhet të marrë fund..

Tags