Tetor 09, 2022 15:38 Europe/Tirane
  • Pushtuesit sionistë sulmojnë festën e lindjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. në Kodsin e pushtuar

Forcat ushtarake të regjimit sionistë sulmuan palestinezët që ishin mbledhur për të festuar përvjetorin e lindjes së Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s..

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Sama, gjatë sulmit të dhunshëm të forcave ushtarake të regjimit sionist ndaj tubimit të festimit të përvjetorit të lindjes së Profetit Hazretit Muhamed s.a.v.s. që u mbajt të shtunën në qytetin e pushtuar të Kudsit, një numër qytetarësh palestinezë u plagosën rëndë nga goditjet dhe sulmet e forcave sioniste dhe një numër i tyre u arrestuan.
Qytetarët palestinezë të Kodsit dhe vizitorët e këtij qyteti festuan përvjetorin e lindjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., që përkon me 12 Rabiul-Aul të kalendarit hixhri kameri, sipas shkollës sunite, mes masave të rrepta të forcave pushtuese sioniste. Marshimi i grupit teatror "Keshafa" filloi nga rruga Al-Zahra, duke kaluar nëpër rrugët Salahuddin dhe Sulltan Sulejman deri në Bab Al-Amud dhe përfundoi në sheshin e Xhamisë Al-Aksa.
Tregtarët e pjesës së vjetër të Kodsit shpërndanë ëmbëlsira për pjesëmarrësit e këtij tubimi festiv, i cili u shoqërua me lavdërimet ndaj Profetit Muhamed s.a.v.s. të realizuara nga grupet e Bejtul-Mokadesit.
Në të njëjtën kohë, tregjet e pjesës së vjetër të Kodsit të shenjtë shënuan një zhvillim të madh tregtar në të njëjtën kohë me përvjetorin e lindjes së Profetit Muhamed s.a.v.s. dhe mijëra njerëz u mblodhën në ambientet e Xhamisë Al-Aksa për të kryer namazin dhe ceremonitë fetare në përkujtim të përvjetorit të lindjes së Profetit Muhamed s.a.v.s.
Departamenti i Vakëfëve Islame të Kodsit të shenjtë gjithashtu festoi përvjetorin e lindjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. në xhaminë Kibla me këngë dhe programe fetare për Profetin Muhamed s.a.v.s. dhe për jetën e tij.

Tags