Janar 04, 2023 15:12 Europe/Tirane
  • OKB thekson ruajtjen e statusit aktual në Kods dhe Xhaminë Al-Aksa

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së statusit historik dhe ligjor të Kodsit të shenjtë dhe Xhamisë Al-Aksa si dhe respektimin e rolit të Jordanisë në mbikëqyrjen e statusit të Kodsit të shenjtë dhe vendeve të tjera të shenjta islame në Palestinë.

Xhamia Al-Aksa, si simboli kryesor i identitetit islamo-palestinez të qytetit të Kodsit të shenjtë, ka qenë gjithmonë objektiv i veprimeve destruktive dhe sulmeve të regjimit pushtues sionist.

Këto masa agresive janë marrë nga regjimi sionist për të shkatërruar identitetin islamik të Kodsit të shenjtë dhe për ta zëvendësuar atë me simbolet e sionizmit.

Sipas mediave palestineze, zv/zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq ka deklaruar: "Antonio Guterres ka theksuar domosdoshmërinë e ruajtjes së status quo-së në përputhje me rolin e veçantë të Jordanisë në menaxhimin e vendeve të shenjta islame qytetin e Kodsit”.

Farhan Haq, në reagim ndaj sulmit të ministrit ekstremist sionist Itamar Bin Gvir në xhaminë Al-Aksa, kërkoi nga të gjitha palët që të shmangin çdo veprim që do të çonte në përshkallëzimin e tensioneve dhe konflikteve në Kodsin e shenjtë dhe në territoret e tjera të pushtuara të Palestinës.

Dje, nën masa të rrepta sigurie dhe me jelek antiplumb, Ben Gvir hyri me dhunë në ambientet e Xhamisë Al-Aksa. Kjo është hera e parë që ai hyn në ambientet e Xhamisë Al-Aksa si ministër i regjimit sionist. Ky veprim i dhunshëm i Ben Gvir, i cili u krye nën masa të rrepta sigurie, është shoqëruar me reagimin dhe dënimin e shumë palëve palestineze dhe ndërkombëtare.

Tags