Janar 04, 2023 15:40 Europe/Tirane
  • Sionistët shkatërrojnë varret e krishtera në Kudsin e shenjtë

Burimet palestineze të lajmeve publikuan një video ku shihet aksioni i kolonëve sionistë në shkatërrimin e varreve të të krishterëve në qytetin e pushtuar të Kudsit.

Sionistët shkatërrojnë varret dhe shtëpitë e palestinezëve vazhdimisht dhe ua japin pronat palestineze kolonëve sionistë dhe i ndryshojnë emrat e lagjeve të qytetit të pushtuar të Kudsit nga emra islamikë dhe të krishterë në emra hebrenj.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kjo video skedar tregon dy kolonë sionistë duke shkatërruar varret e të krishterëve në një varrezë në qytetin e pushtuar të Kudsit.

Sipas këtij raporti, regjimi sionist po përpiqet të hebraizojë qytetin e pushtuar të Kudsit sa më shumë që të jetë e mundur dhe të shkatërrojë natyrën dhe identitetin islamik dhe të krishterë të këtij qyteti. Sionistët po konfiskojnë edhe tokat dhe pronat e myslimanëve dhe të krishterëve në këtë qytet.

Krerët e misioneve përfaqësuese të Bashkimit Evropian në qytetin e pushtuar të Kudsit dhe në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor të lumit Jordan në Palestinë lëshuan një deklaratë duke shprehur shqetësimin e tyre për përpjekjen e regjimit sionist për të ndryshuar identitetin fetar të qytetit të Kudsit dhe pjesës së tij të vjetër dhe theksuan nevojën për ruajtjen e statusit të veçantë të këtij qyteti.

Kjo deklaratë gjithashtu dënon veprimin e institucioneve aktive të regjimit sionist në fushën e ndërtimit të kolonive sioniste për konfiskimin e një prone që i përket Kishës Ortodokse dhe theksuan domosdoshmërinë e ruajtjes së statusit special të qytetit të Kudsit të shenjtë si dhe identitetit të pjesës së vjetër të këtij qyteti.

Në një pjesë të kësaj deklarate thuhet: "Më 27 dhjetor, anëtarët e organizatës së kolonëve sionsit “Al-Aad”, me mbështetjen e policisë izraelite, konfiskuan një pronë në zonën Vadi Halveh të lagjes Selvan në qytetin e Kudsit, të cilën kisha ortodokse ia kishte dhënë një qiramarrësi për dekada të tëra".

Deklarata e Bashkimit Evropian bëri thirrje për ndalimin e veprimeve të regjimit sionist për sekuestrimin e pronave të kishave të krishtera dhe e konsideroi këtë proces "një kërcënim serioz për bashkëjetesën paqësore midis feve monoteiste në qytetin e Kudsit".

Tags