Janar 11, 2023 07:58 Europe/Tirane
  • Organizata e Bashkëpunimit Islamik kërkoi sanksionimin e Ben Gvir

Organizata e Bashkëpunimit Islamik mbajti një takim në Jeddah për të hetuar përdhosjen e Xhamisë Al-Aksa nga sionistët radikalë dhe theksoi sanksionimin e Ministrit të Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist. 

Itamar Ben Gvir, ministri i sigurisë së brendshme të kabinetit të regjimit sionist, me mbështetjen e forcave të regjimit sionist, të martën e javës së kaluar me një numër sionistësh sulmoi dhe përdhosi  xhaminë Al-Aksa.  Veprimi i Itamar Ben Gvir ka sjellë reagime të shumta nga palestinezët dhe arabët dhe përveç figurave dhe grupeve të rezistencës palestineze, vendet arabe duke përfshirë Katarin, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Organizata e Bashkëpunimit Islamik dhe Ministria e Jashtme turke e kanë dënuar këtë veprim. Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Organizata e Bashkëpunimit Islamik dënoi aktin e fundit të ministrit radikal të kabinetit të regjimit të ri sionist “Itamar Ben Gvir” ndaj xhamisë Al-Aksa dhe përdhosjen e këtij vendi të shenjtë prej tij. Organizata e Bashkëpunimit Islamik gjithashtu paralajmëroi për pasojat e përdhosjes së vazhdueshme të xhamisë Al-Aksa dhe deklaroi se ky veprim është një provokim serioz që prek ndjenjat e myslimanëve në mbarë botën dhe është shkelje e ligjeve ndërkombëtare dhe rezolutave të OKB-së. Organizata e Bashkëpunimit Islamik, regjimin sionist e cilësoi përgjegjës për ngjarjet që do të ndodhin pas këtij akti provokues dhe i kërkoi Këshillit të Sigurimit të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të penguar, dënuar dhe ndaluar përshkallëzimin e tensioneve nga sionistët. Në të njëjtën kohë, ish-kryeministri izraelit Yair Lapid tha se veprimet e Ben Gvir, e para prej të cilave ishte përdhosja e xhamisë Al-Aksa, si dhe urdhri i tij për të ndryshuar udhëzimet për dënimin e palestinezëve dhe miratimin e disa ligjeve të tjera kundër palestinezëve, mund të çojë në intifadën e tretë në Palestinë.

Tags