Janar 19, 2023 16:14 Europe/Tirane
  • Hamasi: Amerika është bashkëpunëtore në krimet e regjimit sionist kundër popullit palestinez

Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) theksoi: "Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të mbajtur ambasadën e këtij vendi në Kodsin e shenjtë, tregon se Amerika është bashkëpunëtore në krimet e regjimit sionist kundër popullit palestinez".

Faqja informative Shahab të enjten ka shkruar se Hazem Kasem, zëdhënësi i lëvizjes Hamas, deklaroi, "Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të mbajtur ambasadën e këtij vendi në Kodsin e shenjtë, tregon insistimin e qeverisë së Joe Biden për vazhdimin e krimeve të ish-qeverisë amerikane të Donald Trump".

Hazem Kasem shtoi: "Deklarimi i vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me ambasadën amerikane në Kodsin e shenjtë është një dëshmi se Uashingtoni është bashkëpunëtor në krimet kundër popullit të Palestinës dhe në shkeljen e të drejtave e tij legjitime, dhe duke mbështetur plotësisht regjimin pushtues sionist dhe duke mbuluar krimet çnjerëzore të tij, vazhdon t'i shkelë ligjet dhe rezolutat ndërkombëtare dhe vazhdon armiqësinë ndaj popujve arab dhe myslimanë".

Duhet theksuar se Amerika ka mbështetur edhe një herë vendimin e ish-qeverisë së këtij vendi në krye me Trumpin për zhvendosjen e ambasadës amerikane në Kodsin e pushtuar dhe ka theksuar qëndrimin e saj në këtë qytet.

Në maj të vitit 2018, ish-presidenti amerikan Donald Trump zhvendosi ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Kodsin e pushtuar.

Tags