Shkurt 16, 2023 07:59 Europe/Tirane
  • Kreu i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit mbërriti në Aleppo, arrin dërgesa e tetë e ndihmës iraniane në Siri

Kreu i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit mbërriti në aeroportin e Aleppos me dërgesën e tetë të ndihmave iraniane për njerëzit e prekur nga tërmeti në veriperëndim të Sirisë.

Vizita e tij ka për qëllim të vizitojë procesin e dërgimit të ndihmave dhe të njihet më punën e punonjësve të ndihmës së shpejtë në zonat e goditura nga tërmeti në Siri. Sipas IRNA, Kolivand, kreu i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe, më herët kishte udhëtuar edhe në Turqi me qëllim që të vëzhgonte procesin e dhënies së ndihmës dhe të njihej nga afër me situatën në zonat e goditura nga tërmeti. 11 specialistë të kërkim-shpëtimit të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Republikës Islamike të Iranit hynë në qytetin e Alepos që nga dita e parë e tërmetit në veriperëndim të Sirisë dhe që nga ajo kohë ata u ofrojnë ndihmë njerëzve të dëmtuar nga kjo ngjarje tragjike. Sipas këtij raporti, dërgesa e katërt e ndihmave humanitare nga Republika Islamike e Iranit ka mbërritur në Aleppo. Më parë, dy dërgesa me ndihma nga Republika Islamike e Iranit u dërguan në Damask, dy dërgesa në Latakia dhe tre ngarkesa të tjera në Alepo.  Si pasojë e tërmetit 7.8 ballë të shkallës Rihter në veriperëndim të Sirisë, përveç dëmeve të mëdha materiale që u shkaktuan në pesë provinca të ndryshme të Sirisë veriperëndimore, shumë njerëz u vranë. Tërmeti në Aleppo shkatërroi plotësisht 54 ndërtesa dhe vrau 500 njerëz dhe plagosi një numër i madh qytetarësh, 750 prej të cilëve janë të shtruar në spital.

Tags