Mars 07, 2023 16:15 Europe/Tirane
  • Siria paralajmëron për sulm kimik terrorist

Përfaqësuesi i Sirisë në OKB ka paralajmëruar për sulme kimike të grupit terrorist "Tahrir Al-Sham" në këtë vend.

Grupi terrorist Fronti Nusra i cili ka pësuar disfata të njëpasnjëshme nga ushtria e Sirisë dhe nga forcat e rezistencës islame në rajone të ndryshme të Sirisë, po vazhdon të mbështetet nga Turqia dhe Amerika në rajonet e caktuara për reduktimin e tensioneve në Siri dhe po vazhdon veprimet armiqësore.

Kanali televiziv Al-Mejadin njoftoi se Basam Sabagh, përfaqësuesi i Sirisë në OKB, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, ka paralajmëruar se grupi terrorist "Tahrir Sham" (Fronti Nusra) me ndihmën e grupit të quajtur "Helmetat e Bardha", po përgatitet për të kryer sulm kimik terrorist në këtë vend.

Basam Sabagh duke paralajmëruar anashkalimin e këtyre krimeve terroriste, ka shtuar: "Pasojat e këtyre sulmeve nuk do të jenë të kufizuara vetëm në Siri, sepse qëllimi i shfaqjes teatrale të sulmit kimik është të akuzohet qeveria e Sirisë".

Grupi terrorist "Tahrir Al-Sham" ka transferuar fuçi me lëndë kimike klor në depot e veta në provincën Idlib të Sirisë. Vazhdimi i anashkalimit me qëllim të këtij kërcënimi të rrezikshëm të qasjes së këtyre grupeve terroriste në armë të shkatërrimit në masë nga disa shtete, do të krijojë pasoja serioze për të gjitha vendet anëtare.

Tags