Mars 15, 2023 16:36 Europe/Tirane
  • Skandal i ri në regjimin sionist; ushtria dështoi në prodhimin e vaksinës kundër koronës

Inspektori i gjykatës së llogarive të regjimit izraelit ka zbuluar se instituti i kërkimeve biologjike pranë ministrisë së luftës së këtij regjimi ka dështuar në projektin e caktuar për të prodhuar një vaksinë kundër koronës pavarësisht kostove të rënda.

Gazeta sioniste “Haaretz” të mërkurën ka shkruar se Matinyahu Engelman, inspektori i gjykatës së llogarive të regjimit sionist, zbuloi se ky regjim ka investuar 230 milionë shikla (çdo tre shikl e gjysmë është e barabartë me  një dollar) për prodhimin e vaksinës izraelite kundër virusit Corona në institutin e kërkimeve biologjike pranë ministrisë së luftës, por nuk mundi të arrinte prodhimin përfundimtar të kësaj vaksine.

Engelman në vazhdim ka theksuar: "Përgjegjësia kryesore për këtë dështim i takon institutit të kërkimeve biologjike pranë ministrisë së luftës dhe ushtrisë dhe shtabit të sigurisë së brendshme (NSH) të regjimit izraelit".

Matanyahu Engelman njoftoi gjithashtu: "Letra e profesorit Shamuel Shabira, në bazë të së cilës kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu lëshoi ​​urdhrin për prodhimin e vaksinës kundër koronës, nuk përmendte elementët bazë të nevojshëm në procesin e zhvillimit dhe prodhimit të vaksinës dhe aspektet e tjera. Megjithatë, me urdhër të kryeministrit, instituti biologjik i përmendur filloi të zhvillojë planin izraelit të prodhimit të vaksinave BriLife".

Inspektori i gjykatës së llogarive sioniste vuri në dukje se projekti në fjalë nuk ishte menaxhuar siç duhet dhe zëvendësministri lejoi zbatimin e projektit pa kryer operacionet e duhura monitoruese dhe shtoi; "për këtë projekt ka investuar një shumë të madhe parash edhe kabineti i regjimit sionist, por projekti i këtij regjimi po përparonte shumë ngadalë".

Tags