Prill 20, 2023 17:22 Europe/Tirane
  • Ramallah: Zgjerimi i kolonive sioniste është shpallje lufte kundër popullit palestinez

Ministria e Punëve të Jashtme e Autoritetit Autonom të Palestinës, teksa dënoi ndërtimin e kolonive sioniste nga regjimi sionist në territoret palestineze, e cilësoi këtë veprim si shpallje lufte kundër popullit palestinez.

Sipas rezolutës 2334 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërtimi i kolonive sioniste të regjimit sionist është i paligjshëm; megjithatë, regjimi sionist vazhdon politikën pushtuese të tij duke shkatërruar shtëpitë e palestinezëve dhe duke ndërtuar koloni sioniste.

Agjencia e lajmeve Wafa njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Autoritetit Autonom të Palestinës në një deklaratë për e media e quajti veprim kolonialist ndërtimin e mijëra njësive të banimit në Kudsin e pushtuar ose ndarjen e shumave të mëdha buxhet për ndërtimin e rrugëve dhe pushtimin e tokës palestineze në provincën Kalkilja dhe në provinca të tjera si akt pushtuese.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Palestinës thuhet se që nga formimi i kabinetit të ri të regjimit sionist të kryesuar nga Beniamin Netanjahu, uzurpimi dhe pushtimi i tokave të popullit palestinez në Bregun Perëndimor të lumit Jordan dhe në Kudsin e pushtuar është rritur më shumë se më parë.

Në këtë deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës theksoi se intensifikimi i ndërtimit të kolonive sioniste është një veprim i qëllimshëm shkatërrues i regjimit sionist kundër çdo mundësie për formimin e një shteti palestinez dhe injorim i vendimeve ndërkombëtare që kërkojnë ndalimin e ndërtimit të kolonive sioniste.

Ministria e Jashtme e Palestinës shtoi se ndërtimi i vendbanimeve është një shkatërrim sistematik kundër brezave të njëpasnjëshëm të Palestinës dhe një luftë e hapur kundër popullit dhe të drejtave të këtij vendi.

Duke ndërtuar koloni sioniste, regjimi sionist po përpiqet të ndryshojë strukturën gjeografike të territoreve palestineze dhe t'u japë këtyre territoreve një pamje sioniste për të konsoliduar pushtimin e tij në territoret palestineze.

Tags