Qershor 28, 2023 10:40 Europe/Tirane
  • Vazhdon ndërtimi i kolonive ilegale të regjimit sionist pavarësisht kundërshtimit të gjerë

Regjimi sionist, në vazhdim të strategjisë së konfiskimit dhe pushtimit të tokave palestineze, ra dakord të ndërtojë 5623 njësi të reja vendbanimesh në Bregun Perëndimor.

Regjimi i rremë izraelit, i cili pushtoi territorin e Palestinës me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara, dita ditës po e shton territorin e  tij të pushtimit, duke konfiskuar tokat dhe shtëpitë e palestinezëve, duke i dëbuar ata dhe duke krijuar vendbanime dhe njësi të reja për sionistët.  Pas pushtimit të Bregut Perëndimor të lumit Jordan dhe qytetit të Kodsit nga regjimi izraelit në vitin 1967, në këto zona u ndërtuan më shumë se 450000 vendbanime sioniste, ku jetojnë rreth 650,000 sionistë. Së fundmi, në vazhdim të kësaj politike, Këshilli Suprem i Planifikimit dhe Ndërtimit, i lidhur me Ushtrinë Sioniste, ra dakord për ndërtimin e 5623 njësive të vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor. Vendimi për ndërtimin e njësive të reja të vendbanimeve është marrë ndërkohë që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në dhjetor 2016 dënoi ndërtimin e vendbanimeve dhe bëri thirrje për ndalimin e tij. Së fundmi, në një raport, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bëri thirrje kabinetit të regjimit sionist që të ndalojë të gjitha aktivitetet në lidhje me vendbanimet sioniste dhe deklaroi: Të gjitha vendbanimet në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë Kodsin Lindor, janë të paligjshme. Megjithatë, pas dënimit të këtij veprimi nga Guterres, regjimi sionist vendosi të krijojë 5623 njësi të tjera.  Edhe vendet që normalizuan marrëdhëniet me regjimin sionist i dënuan veprimet e këtij regjimi.   Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë theksoi se është e qartë se ndërtimet e paligjshme të vendbanimeve, të cilat kanë tejkaluar 13,000 njësi banimi që nga fillimi i vitit dhe kanë shënuar një rekord të ri, po cenojnë seriozisht themelet e paqes së qëndrueshme.  Në këtë deklaratë theksohet se regjimi sionist duhet të ndalë menjëherë planet e tij për ndërtimin e vendbanimeve që shkelin të drejtat e palestinezëve. Duket se tre faktorë janë arsyeja e insistimit të regjimit sionist për vazhdimin e politikës së ndërtimit të vendbanimeve të paligjshme. Faktori i parë është se ndërtimi i vendbanimeve është strategjia më e rëndësishme e këtij regjimi ndaj palestinezëve.   Kabinetet e ndryshme të regjimit pushtues të Kodsit në të gjitha periudhat ndoqën dhe zbatuan procesin e ndërtimit të vendbanimeve dhe në këtë mënyrë ata kanë qenë indiferentë edhe ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Faktori i dytë lidhet me politikën e fuqive të mëdha. Edhe pse fuqitë evropiane dhe amerikane shprehën shqetësimin për vazhdimin e ndërtimit të vendbanimeve, ato nuk ndërmorën asnjë veprim serioz për të ndalur këtë krim të sionistëve. Në fakt, vazhdimi i ndërtimit të kolonive u bë me dritën jeshile të fuqive perëndimore. Faktori i tretë lidhet me kushtet aktuale në tokat e pushtuara.   Netanjahu dhe kabineti i tij janë nën presion të madh të brendshëm dhe deri më tani për 25 javë me radhë, qindra mijëra njerëz kanë protestuar kundër kabinetit të tij.   Veç kësaj, luftërat e kryera nga kabineti i Netanjahut kundër palestinezëve nuk çuan në rezultatet e tyre të dëshiruara.  Prandaj, Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, kërkon të ndërtojë vendbanime të reja dhe njësi të reja në mënyrë që të mbulojë dështimin ushtarak dhe të sigurisë të Tel Avivit dhe të kënaqë popullin e vet.

Tags