Shtator 09, 2023 10:29 Europe/Tirane
  • Dhjetëra palestinezë plagosen në një konflikt me forcat sioniste

Ushtria sioniste sulmoi demonstruesit palestinez kundër pushtimit të regjimit sionist në Kodsin e pushtuar dhe Bregun Perëndimor, duke plagosur me dhjetëra persona.

Të premten, ushtarët sionistë sulmuan protestuesit palestinezë në lagjen Sheikh Jarrah që ndodhet në Kodsin e pushtuar dhe hodhën gaz lotsjellës dhe bomba akustike ndaj protestuesve. Për pasojë me dhjetëra persona u plagosën. Nga ana tjetër, kundër ndërtimit të vendbanimeve nga regjimi sionist, protestuan edhe palestinezët në zonën Kafr Qadoum, që ndodhet në lindje të Kalkiluje. Si pasojë e sulmit të ushtrisë sioniste ndaj demonstruesve, tre palestinezë u plagosën nga plumbat dhe me dhjetëra persona u plagosën nga thithja e gazit lotsjellës. Zona Beita dhe fshati Qariyot në jug dhe Beit Dejan në lindje të Nablusit, gjithashtu dëshmoi demonstrata të ngjashme. Ushtria sioniste iu kundërvu me forcë tubimeve protestuese. Sionistët në këto demonstrata sulmuan dhe plagosën një numër të konsiderueshëm njerëzish.

Tags