Tetor 06, 2023 08:57 Europe/Tirane
  • Numri i të vrarëve nga sulmi terrorist në Siri ka arritur në 112 persona

Të paktën 112 persona u vranë në sulmin me dron në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Kolegjit Ushtarak të Homsit në qendër të Sirisë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, në një sulm terrorist dy dronë sulmuan pjesëmarrësit e ceremonisë së diplomimit të kolegjit sirian të Oficerëve dhe deri më tani numri i dëshmorëve dhe të plagosurve është përkatësisht 112 dhe 240. Në këtë sulm terrorist, përveç nxënësve kanë qenë të pranishëm edhe familjarët e tyre. Pak minuta pas ceremonisë familjarët ishin mbledhur në parkingun e parakalimit për të uruar fëmijët e tyre për suksesin. Për shkak të kësaj, ky sulm terrorist mori shumë viktima. Në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes e Sirisë me deklarata të ndara dënuan këtë krim të tmerrshëm dhe drejtuan gishtin e akuzës ndaj grupeve terroriste. Qeveria siriane gjithashtu shpalli zi publike për tre ditë dhe flamuri i vendit është vendosur në gjysmështizë në të gjitha institucionet. Ministri i Jashtëm i Iranit, Hussein Amir Abdollahian, në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm sirian Faisal Meghdad, duke dënuar ashpër incidentin terrorist në Siri, i cili rezultoi në martirizimin dhe plagosjen e dhjetëra pjesëtarëve të personelit ushtarak dhe civil sirian, ngushëllime për këtë incident i shprehu edhe presidentit Bashar al- Assad, qeverisë siriane, ushtrisë dhe populli rezistent dhe shpresoi kurim të shpejtë për të plagosurit. Në një lajm tjetër thuhet se ka nisur hakmarrja e presidentit Bashar Asad ndaj terroristëve. Al-Mayadeen raportoi se ushtria siriane, në përgjigje të sulmit me dron në kolegjin ushtarak në këtë vend, po bombardon pozicionet terroriste të Hayat Tahrir al-Sham, Hizb Turkestan, Ansar al-Tauheed dhe Haras al-Din në periferi të Hama dhe Idlib. Sipas një komandanti ushtarak sirian, gjatë këtij sulmi të rëndë, të paktën 50 shtabe terroriste u shkatërruan dhe më shumë se 80 terroristë u plagosën.

Tags