Dhjetor 16, 2023 08:15 Europe/Tirane
  • Ushtria sioniste sulmon verin e Bregut Perëndimor

Ushtarët sionistë mëngjesin e sotëm sulmuan disa zona në veri të Bregut Perëndimor dhe u përleshën me palestinezët.

Forcat sioniste nga disa akse sulmuan qytetin Nablus në veri të Bregut Perëndimor.  Ushtarët sionistë sulmuan kampin Balata që ndodhet në lindje të Nablusit dhe u përleshën me forcat palestineze të rezistencës. Forcat palestineze të rezistencës u përballën me forcat sioniste me bomba të improvizuara dhe armë. Në sulmin sionist në kampin Balata, 2 palestinezë u plagosën dhe disa u arrestuan. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se që nga fillimi i ofensivës së Izraelit kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, numri i martirëve është rritur në 18,987 dhe numri i të plagosurve është shtuar në më shumë se 55,000. Ministria shtoi: Rreth 70% e të plagosurve janë gra dhe fëmijë dhe mijëra njerëz rezultojnë ende të zhdukur në Rripin e Gazës.  Gjatë kësaj periudhe kanë rënë dëshmorë 300 punonjës të sektorit të mjekësisë, 32 zjarrfikës, 86 gazetarë dhe 135 punonjës të UNRWA-s.

Tags