Dhjetor 18, 2023 08:05 Europe/Tirane
  • Sulm raketor izraelit rreth Damaskut

Ushtria siriane njoftoi se dy ushtarë u plagosën në një sulm me raketa izraelite në zonat përreth Damaskut.

Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve (SANA), rreth orës 22:00 të së dielës (17 dhjetor), regjimi sionist nga Golani i pushtuar sulmoi zonat përreth Damaskut. Kjo agjenci e lajmeve shtoi se forcat e mbrojtjes ajrore siriane shkatërruan një numër raketash, mirëpo dy ushtarë u plagosën, ndërsa sulmi ka shkaktuar edhe disa dëme materiale. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut gjithashtu theksoi se ky sulm është kryer në dy faza, në të cilat janë shënjestruar qendrat e mbrojtjes ajrore siriane dhe pozicionet ushtarake pranë zonës Sayeda Zeinab, ku janë të pranishme forcat e Hezbullahut. Në të njëjtën kohë, sulmet kundër Rripit të Gazës janë pritur me reagimin e grupeve të tjera të rezistencës në rajon dhe burimet e lajmeve në Siri njoftuan se grupi "Rezistenca Islame e Irakut" me një raketë shënjestroi bazën ushtarake amerikane në al-Shadadi në jug të provincës al-Hasakah në verilindje të Sirisë. Sipas këtyre burimeve, objekti ushtarak amerikan që ndodhet pranë fushës së naftës Al-Jabsa është bombarduar me disa raketa dhe gjatë këtij sulmi kanë ndodhur disa shpërthime në këtë bazë ushtarake të forcave amerikane.

Tags