Janar 28, 2024 20:20 Europe/Tirane
  • Vritet në Siri lideri i ISIS-it i njohur si “Valiu i Horanit”

Ushtria siriane së bashku me forcat lokale, në një operacion disaorësh rrethuan strehën e liderit kryesor të ISIS-it në jug të Sirisë dhe ia dolën të vrisnin atë dhe dy drejtues të tjerë të këtij grupi terrorist.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Osama Shahada Al-Azizi i njohur në grupin terrorist ISIS me nofkën “Valiu i Horanit”, së bashku me dy liderë të tjerë të këtij grupi, janë vrarë mëngjesin e sotëm në provincën Daraa që ndodhet në jug të Sirisë.

Agjencia ruse e lajmeve Sputnik raportoi se forcat lokale së bashku me forcat e sigurisë së Ushtrisë Siriane e kryen bashkërisht këtë operacion. Luftimet zgjatën disa orë dhe një nga terroristët e ISIS, i cili ishte i pajisur me një rrip shpërthyes, hodhi veten në erë.

 

Tags